“Bankat e Maqedonisë janë të kujdesshme për rritjen e kamatës, duke pasur parasysh se rritja drastike dhe e shpejtë mund të ndikojë në aftësinë e shfrytëzuesve të kredisë për t’i kryer obligimet e tyre”, thotë kryetarja e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë, Maja Stevkova-Shterieva.
Shterieva për Agjencionin Informativ të Maqedonisë deklaroi se çdo përdorues i kredisë apo depozitues bankar duhet t’i kushtojë vëmendje përcaktimeve në kontratë për të shmangur keqkuptimet apo panikun e panevojshëm për normat e interesit.
“Normat fikse të interesit sipas definicionit nuk ndryshojnë për periudhën derisa janë fikse dhe në atë rast nuk ka nevojë për shqetësim. Por është shumë e rëndësishme të kemi kujdes dhe të shohim dispozitat në kontrata”, thekson Stevkova-Shterieva.
Stevkova-Shterieva thekson se sistemi bankar është stabil dhe i mirëkapitalizuar, ndërsa kapitali dhe rezervat janë treguar të mjaftueshme që bankat të përballen me sfidat aktuale.
Shumica e bankave operojnë me fitim me rritje solide të fitimit të arritur në gjysmën e parë të vitit.
Comments are closed for this post.