Të paktën 350 persona janë vrarë dhe 1,500 janë plagosur në Izrael kur grupi militant palestinez Hamas filloi sulmin e tij të shtunën më 7 tetor, një ndër sulmet më të mëdha ndër vite.

Izraeli është përgjigjur me një valë sulmesh ajrore në Gaza ku mbetën të vrarë 313 palestinezë si dhe 2000 të tjerë u plagosën.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të shumta në momentin kur ka ndodhur sulmi.

E në një video të siguruar nga RTV Dukagjini dëgjohen zëra shqip duke bërë thirrje për t’u strehuar në një vend të sigurt.

“Hini ma shpejtë hini ma shpejtë”, dëgjohen zërat në këtë video, e cila është filmuar në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv.

Sulmet ndaj Izraelit i ka dënuar fuqishëm edhe shteti i Kosovës.