Nga sot Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore, SEEBRIG, për herë të dytë si pjesë e procesit të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore SEDM.

“Gjeneral brigade Bilbil Bitri, do të jetë për një mandat tre-vjeçar Komandant i Brigadës së Europës Lindore, të dislokuar në Kumanovë të Maqedonisë.

Suksese të përzemërta për gjeneral Bitrin, në këtë rrugëtim sfidues! Shpresëplotë që ai do vazhdojë të bëjë krenar vendin tonë dhe të përfaqësojë me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. #ËeAreNato”, shkruan Peleshi.