Në pesë muajt e parë të vitit eksporti shqiptar në Maqedoni është rritur për pothuajse 1,7 miliardë lekë ( 15,7 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Përkundrejt rritjes së eksporteve shqiptare, importi i produkteve të Maqedonisë në Shqipëri është në rënie.
Në këtë periudhë raportuese është vërejtur rënie e importit të mallrave nga Maqedonia për 813 milionë lekë (7,5 milionë euro). Sipas të dhënave, importet rezultojnë në shifrat 5,8 miliardë lekë (53,7 milionë euro) kundrejt 6,6 miliardë lekëve (61,1 milionë euro) në pesëmujorin e parë të vitit 2022″, thekson INSTAT.
Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011 tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe funksionon pa detyrime doganore.
Comments are closed for this post.