Pesë persona janë lënduar nga një shpërthim i një bombole gazi në qendër të Beogradit, raporton RTS duke u thirrur në burime nga Ministria për Punë të Brendshme të Serbisë. Ekipi i ndihmës së shpejtë, ekipi i zjarrfikësve dhe policia janë në terren dhe po kujdesen për të lënduarit.
Sipas informatave jozyrtare, shpërthimi ka ndodhur një restorant për ushqim të shpejtë. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në qendrën urgjente. Vendi i ngjarjes është bllokuar nga policia e cila po vijon hetimin rreth shkaqeve të shpërthimit.
Comments are closed for this post.