Një çiklist 74-vjeçar me lëndime të rënda trupore është dërguar në klinikën “Nënë Tereza”, pasi është goditur nga një makinë “Citroen C5”.

Shoferi i makinës është i panjohur, pasi pas goditjes së çiklistit, është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Dje në ora 09:30 është raportuar se në një rrugë të Shkupit, makina Citroen C5 me targa të Shkupit, e drejtuar nga shofer i panjohur, ka goditur çiklistin T.T (74) nga Shkupi, ndërsa shoferi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Çiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në klinikën Nënë Tereza. Në vendin e ngjarjes ekspertizë ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe punohet për zbardhjen rastit”, thonë nga MPB.