Për të tretën ditë me radhë, transportuesit privatë vijojnë protestat e tyre përmes bllokadës në disa prej udhëkryqeve kryesore të kryeqendrës.

Sipas deklaratave të tyre të mëhershme, ata nuk do t’i largojnë autobusët derisa Bashkia e Shkupit të shlyej borxhin ndaj tyre.

Nga ana tjetër autoritetet e qytetit, njoftojnë se sot do të ketë thirrje të re publike për autobusët privatë të linjave me numër 20 dhe 22.

Bashkia e Shkupit dhe kryetarja Arsovska nuk dolën me qëndrim lidhur me protestat dhe kërkesat e transportuesve privat gjatë këtyre dy ditëve.