Në Shkup sot do të ketë regjim të ndryshuar të komunikacionit për shkak defiles së biçikletave “Ditë pa automobila” që u organizuan në kuadër të shënimit të Javës evropiane të mobilitetit 2019.

Defilenë e organizon Qyteti i Shkupit, ndërsa do të fillojë në orën 11 nga parku “Ibni Pajko” , nëpër rrugën “Filipi i dytë i Maqedonisë”, majtas në bulevardin “Goce Dellçev”, majtas në bulevardin VMRO, pastaj djathtas në bulevardin “Aradhët partizane” , djathtas në bulevardin “8 Shtatori” dhe djathtas në bulevardin “Ilinden” deri te Parku i Qytetit (Guaca).

MPB apelon që qytetarët t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë.