Në organizim të Federatës së Çiklistëve të Maqedonisë së Veriut të dielën nga ora 11.00 deri në orën 14.30 do të mbahet garë çikliste “Trofeu SHKUPI 2019”. Trasea e lëvizjes do të jetë nga rruga “Samoillova” (Muzeu i Artit Bashkëkohor), përgjatë rrugës “Llazar Liçenoski” (rreth Kalasë së Shkupit) deri tek rruga “Samoillova”.

Për këto arsye MPB-ja, siç kumtoi, do të vendoset regjim të posaçëm në komunikacion nëpër rrugët e lartpërmendura me çka komunikacioni do të riorientohet nëpër rrugët anësore.

MPB apelon deri tek qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policorë nëpër rrugët në të cilat do të zhvillohet ngjarja.