Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkak të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga ana e kryeministrit të Greqisë së bashku me delegacionin do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup.

“Nga ora 09:30 deri në ora 20:00, MPB do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në pjesën qendror të Bashkisë së Shkupit”, thonë nga MPB.

Nga MPB ju bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë udhëzimet që i japin zyrtarët policorë.

Nesër kryeministri grek, Alexis Tsipras do të vijë në Shkup për vizitë zyrtare së bashku me disa ministra të qeversië së tij dhe me biznesmenë të ndryshëm. Kjo është vizita e parë e një kryeministri grek në vendin tonë.