Thellohet më tej tragjedia e familjes Gjoka në Velipojë. Pas vdekjes së dy vajzave, ka ndërruar jetë dhe nëna e tyre Alketa Gjoka, 40 vjeçe që u plagos disa javë më parë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një hotel në Velipojë.

Nëna dhe dy vajzat ndërruan jetë në Itali, ku u dërguan për ndihmë më të specializuar pas plagëve të marra.

Nga shpërthimi i bombolës së gazit më 4 korrik ndërroi jetë 19-vjeçarja, Daniela Gjoka dhe 15-vjeçarja, Klarisa Gjoka.

Pavarësisht trajtimit mjekësor ato nuk mundën t’iu mbijetonin plagëve të marra, shkruan A2.

Hoteli 3-katësh në pronësi të familjes u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit, si shkak e rrjedhjes së gazit të një bombole gazi më 4 korrik.