Shenjat që tregojnë se jeni duke ushtruar më shumë se ç’është e nevojshme

Jetë 29.07.2019 / 12:55

Me presionin e madh për të shkuar në palestër dhe për të qenë aktiv, mund të jetë e vështirë ndonjëherë ta dini se kur jeni duke ushtruar më shumë se ç’është e nevojshme.

Lirimi i endorfineve mund të krijojë varshmëri dhe 3% e atyre që shkojnë në palestër e konsiderojnë veten të varur nga ushtrimet fizike, transmeton Telegrafi.

Me presionin e madh për të shkuar në palestër dhe për të qenë aktiv, mund të jetë e vështirë ndonjëherë ta dini se kur jeni duke ushtruar më shumë se ç’është e nevojshme.

Lirimi i endorfineve mund të krijojë varshmëri dhe 3% e atyre që shkojnë në palestër e konsiderojnë veten të varur nga ushtrimet fizike, transmeton Telegrafi.

Përderisa shkuarja në palestër çdo ditë mund t’ju duket si gjëja më e shëndetshme që mund ta bëni, faktikisht nuk është.

Kjo gjë mund të shpie në lodhje të tepërt, në djegie të muskujve, në dëmtim të muskujve dhe në dehidratim.

Stërvitja e tepërt nuk është mit dhe mund të jetë shumë e rrezikshme.

Duke mos i mundësuar trupit pushimin e nevojshëm, ju mund të bëni më shumë dëme sesa dobi.

Por, kur e dini se jeni duke ushtruar shumë?

1: Keni nevojë për ujë… prapë

Nëse vazhdimisht jeni të etur edhe pasi të keni pirë disa gota ujë, atëherë shanset janë se jeni duke e tepruar me stërvitje.

Ushtrimet e lodhin trupin, që nënkupton se mund ta vendosni trupin në një gjendje katabolike. Nëse ushtroni çdo ditë, atëherë trupi vazhdimisht është duke i përdorur indet muskulore për të liruar energji.

Ky proces në mënyrë natyrale shkakton dehidratim dhe, rrjedhimisht, trupi kërkon ujë.

2: Luhatje disponimi

Nuk është sekret se ushtrimet fizike lirojnë endorfine që ia rrisin disponimin personit dhe e shkaktojnë një ndjenjë të euforisë. Sidoqoftë, ushtrimet e tepërta mund ta kenë efektin e kundërt.

Ushtrimet konstante fizike mund të ndikojnë në hormonet e stresit, kortizolin dhe epinefrinin, dhe kjo shkakton mos balancim hormonal që shoqërohet me luhatje disponimi dhe acarim.

3: Nuk mund të flini

Problemet me gjumë mund të jenë rezultat i ushtrimeve të tepërta dhe kjo pastaj shpie në lodhje dhe paaftësi për t’u përqendruar në çfarëdo.

4: Nuk ndjeni uri

Mungesa e apetitit mund të ketë efekte të dëmshme në trup nëse jeni duke ushtruar tërë kohën.

Trupit i nevojitet “karburant” për t’i riparuar muskujt pas stërvitjeve. Nëse nuk jeni duke ngrënë mjaftueshëm, atëherë trupi nuk i ka nutrientët e mjaftueshëm për ta riparuar veten.




Comments are closed for this post.

Të fundit