Ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë Ine Soreide, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Pas takimit, Dimitrov dhe Soreide kanë mbajtur konferencë për shtyp ku thanë se është në interes të BE-së që të gjitha shtetet evropiane të anëtarësohen në Union.

 

““Mendoj se është në interes të Evropës të integroj të gjitha vendet, pa dallim çfarë rruge zgjedhin qoftë ajo për t’u bërë anëtare të BE-së apo sikur se ne të zgjedhin marrëveshje me BE-në. Gjithashtu pres që në të ardhmen të ulem afër Nikollës në tavolinën e NATO-s, ku Maqedonia do të bëhet anëtare të plotë e NATO-s. Për shkak se besoj që ju do të jeni mes neve dhe Hollandës”, tha mes tjerash ministrja Soreide.

Ndërsa Nikolla Dimitrov theksoi se Norvegjia e mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE dhe theksoi se të dy shtetet kanë marrëdhënie të mira dypalëshe.