Të paktën 22 persona u vranë dhe “shumë e shumë të tjerë” u plagosën në të shtënat në qytetin Lewiston, Maine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën në mbrëmje, njoftuan zyrtarët lokalë. Policia njoftoi se personi i armatosur ishte ende i lirë.
Këshilltari i qytetit Robert McCarthy tha për televizionin CNN se numri i të vdekurve ishte rritur në 22 nga të shtënat që ndodhën në një rrugicë boulingu dhe gjithashtu të paktën një vend tjetër, një restorant dhe bar lokal, sipas mediave.
“Mendimi im është se ata kanë një identifikim paraprak… të sulmuesit në sallën e boulingut, konfirmoi 22 të vdekur, shumë e shumë të tjerë të plagosur”, tha McCarthy.
Policia lokale postoi një foto të sulmuesit në Facebook duke mbajtur atë që dukej të ishte një armë e stilit gjysmë automatike brenda sallës së boulingut.
Ata publikuan gjithashtu një foto të një makine SUV të bardhë dhe kërkuan ndihmën e qytetarëve për identifikimin e automjetit, duke thënë se parakolpi i tij i përparmë mund të ishte lyer me ngjyrë të zezë.
Forcat e rendit “po hetojnë dy ngjarje aktive gjuajtësish”, shkroi në Facebook Departamenti i Sherifit të Qarkut Androscoggin.
“Ne po inkurajojmë të gjitha bizneset që të mbyllen ndërkohë që ne hetojmë. I dyshuari është ende i lirë.”
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden ishte informuar për këtë çështje.
Dhe Guvernatorja e Maine, Janet Mills tha se ajo ishte “në dijeni të … situatës aktive të gjuajtjes në Lewiston”.
CNN-i raportoi se të paktën 50 deri në 60 persona u plagosën në incidente, duke cituar burime të shumta të zbatimit të ligjit, por tha se ishte e paqartë se sa prej plagëve ishin rezultat i të shtënave me armë.
Policia dhe shpëtimtarët thuhet se mbërritën në rrugicën e boulingut “Sparetime Recreation” rreth orës 19:15 me kohën lokale në përgjigje të një sulmuesi aktiv dhe më pas morën raporte për një të shtënë tjetër në Schemengees Bar & Grille, sipas gazetës lokale Sun Journal.
Në orën 20:15, disa të shtëna të tjera u raportuan në një qendër lokale distribuimi të Walmartit, tha ajo.
Comments are closed for this post.