“Qeveria është e vendosur që dita e diel te shpallet dite jo pune për sektorin privat”.
Këtë në një intervistë për Alsat e konfirmoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shapaska. Ajo tha se propozim ligji do të jetë gati brenda 10 ditëve.
Me këtë ligj, sipas saj, të gjitha aktivitet private ditën e diel do të jenë të mbyllura përfshirë dyqanet, supermarketet, qendrat tregtare, etj.
Ajo tha se normalisht aktivitet publike do të funksionojnë, si ambulantat, farmacistë, zjarrfikësit, etj.
Comments are closed for this post.