Partia më e madhe opozitare VMRO-DMNE sot sërish ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Një e treta e të testuarve gjatë 24 orëve janë pozitivë ndaj Kovid-19. Kjo do të thotë se çdo i treti i testuar ishte me Kovid. Filipçe plotësisht ka dështuar dhe duhet të jep dorëheqje”, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Kaosi në të cilin jetojmë është rezultat i paaftësisë dhe mosinteresimit të Venko Filipçes. Gjithë verën e kaloi në gjumë, dhe nuk bëri asnjë kapacitet të ri spitalor, nuk e rriti personelin mjekësor, as megjithatë nuk furnizoi vaksinë kundër gripit sezonal. Menaxhmenti i keq në sistem kontribuoi që Maqedonia të jetë njëra ndër vendet kryesore në Evropë sipas infektimit të një milion banorëve, por edhe të vdekurve. Kjo është për të ardhur keq dhe tragjike”, reaguan nga VMRO.(INA)