Seanca e radhës gjyqësore për rastin “Parcelat në Vodno”, është caktuar për më 18 shkurt. Në seancën e sotme për këtë lëndë u dëgjua edhe ish këshilltari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Biçikliski, i cili sqaroi procedurën për miratimin e Planit Urbanistik për Qytetin e Shkupit, për të cilin tha se ka qenë i iniciuar që në kohën e Trifun Kostovskit.

Biçikliski me këtë rast nënvizoi se në mbledhjen ku është miratuar Plani Urbanistik, në vitin 2012 kanë votuar 26 këshilltar, mes të cilëve edhe përfaqësues të opozitës.

“As kryetari Nikolla Gruevski, as dikush tjetër në shtet nuk më ka sugjeruar se si të votoj për miratimin e Planit Urbanistik në vitin 2012”, tha Biçikliski.