Gjykata Penale në Shkup nuk ka pranuar arsyetimet e afaristit, Sead Koçan dhe vendosi që ai të shkojë në burg deri më 17 korrik. Nga kjo periudhë Koçan duhet të vuaj burg prej 4 vite dhe 8 muaj për lëndën “Trust”.

Përveç Koçan, në burg duhet të shkojnë, Vasilie Aviroviq për dy vite. Vendimin prej 6 vitesh burg, Gjykata e Apelit i’a zvogëloi Koçanit në 4 vite e 8 muaj vuajtje dënimi. 

Bëhet fjalë për tender të SH.A “Elem” dhe keqpërdorime për porositje të materialeve të punës, ku janë keqpërdorë 17 milionë euro.