Në territorin e SPB Manastir  gjatë ditës së djeshme është realizuar kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve për ngasjen e automjeteve nën ndikimin e alkoolit, me ç’rast  janë sanksionuar 48 shoferë.

Prej tyre 34 në territorin e Prilepit, nga 5 në Manastir dhe Makedonski Brod, 2 në Resnjë dhe nga 1 në Demir Hisar dhe Krushevë. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe ligjërisht janë sanksionuar edhe 48 kundërvajtje të tjera të trafikut, informojnë nga MPB.

Nga MPB theksojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim ndërsa apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.