Mbrëmjen e djeshme në ora 22:35 në SVR Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohri” është raportuar se me lëndime të rënda tek ta është sjellë O.O. (25) dhe O.E. (29), i dënuar nga KPU Shtip, lirohet me pushim, të dy nga Shkupi.

Punonjësit e policisë kanë shkuar në vend dhe pas një bisede zyrtare është konstatuar se dy personat pronarë të një lokali hoteliere në zonën e Çairit janë plagosur nga E.J. dhe E.N., të cilët kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre, pasi paraprakisht kishin kërcënuar se do t’i merrnin para dhe ushqime një personi që ishte i punësuar në objektin hotelierik si dërgues, njofton MPB.

Nga aty shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.