“Ajo që në disa mediume është transmetuar se Jordan Kamçev në dëshminë e tij ka përmendur politikanë, është e pasaktë dhe dezinformatë”.
Këtë e deklaroi sot shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovska, e cila mori pjesë në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publik, ku është diskutuar për Katica Janevën,
“Bëhet fjalë për dezinformatë të mediave të caktuara. Zaev është përmendur vetëm në pjesën ku Jordan Kamçev thotë se e ka paraqitur rastin edhe tek ai. Asnjë politikan tjetër nuk është përmendur”, tha Ruskovska pas përfundimit të seancës.
Në lidhje me prezencën e saj në seancën e sotme, ajo tha se i ka treguar të gjitha dëshmitë dhe e ka arsyetuar arrestimin e Janevës para anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve.
“Unë i kam prezantuar dëshmitë që i kemi mbledhur deri tani. Kam dhënë përgjigje në të gjitha pyetjet e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik, ndërsa ju mbetet atyre të vendosin. Joveski nuk ishte i pranishëm në seancë”, tha Ruskovska.
Ajo tha se nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të Janevës dhe nëse avokatët e saj do të dorëzojnë ankesë për masën e paraburgimit, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Ndryshe, Këshilli i Prokurorëve Publik akoma nuk ka vendosur nëse do të inicojë procedurë për shkarkimin e Janevës dhe zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Prokurorisë Speciale.
Comments are closed for this post.