Mosbindja ndaj urdhrave” kthehet në vepër “penale”. Ky është një ndryshim i rëndësishëm që është futur në kontratat e nënshkruara nga ushtarët rusë të regjistruar në fushatën e re të rekrutimit.
Sipas raportimeve të OJQ-së CrimeaSOS, elementë të përgjegjësisë penale janë shtuar për ata që refuzojnë të marrin pjesë në të ashtuquajturin “operacion special” kundër Ukrainës. Më parë, ata që refuzonin t’i bindeshin një urdhri, përballeshin me maksimum 6 muaj burg ose dy vjet në një kamp “disiplinor”.
Nga sot, të njëjtat dënime, të parashikuara nga neni 332 i kodit penal rus, do të vendosen për ata që kërkojnë të mos marrin pjesë në operacionet ushtarake në Ukrainë.
Comments are closed for this post.