Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,09% në raport me vendimin e datës 5.6.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 3,803 %, te nafta për 2,996 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,977 % dhe te mazuti për 2,913%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,122%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-E V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) rriten për 1.50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit М-1 SU rritet për 0.922 den/kg dhe do të jetë 40,526 den/kg.

Nga data 13.6.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 70,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 40,526 (denarë/kilogram)