Filmi i njohur ‘Rambo’ po rikthehet për një seri të fundit.

Aktorin e njohur, Sylvester Stallone do ta shohim edhe një herë në rolin e John Rambo i cili do të lansohet në kinema këtë vit.

Filmi ‘Rambo:Last Blood’ do të lansohet me 20 shtator të këtij viti dhe pritet të bëjë një debutim të madh për shkak të suksese në të kaluarën.

Filmi do të vije me regji të Adrian Grunberg dhe skenar të Matt Cirulnick.

Kujtojmë që Stalone së fundi ka luajtur rolin e John Rambo në ‘Rambo’ të vitit 2008 i cili grumbulloj mbi 113 milionë në arkat filmike.