Lidhja e tyre vitin e kaluar bëri bujë të madhe, por nuk zgjati shumë. Brad Pitt dhe profesoresha Neri Oxman kishin një pasion të përbashkët: arkitekturën. Megjithatë, duket as ajo apo gjëra që tjera që i afruan, nuk mjaftuan për t`i mbajtur bashkë.

Por Nerit, jeta pas ndarjes i shkoi shumë mirë: ajo u fejua me miliarderin William Albert Ackman dhe tani, njoftoi se prêt një fëmijë.

Aktori të famshëm hollivudian ndërkohë, duket se nuk ka pasur më fat në dashuri që prej divorcirt nga Angelina. U përfol për një lidhje të tij me bukuroshen Charlize Theron, por ajo i hodhi poshtë të tilla pretendime.