Pas takimit të sotëm Komisioni për sëmundje ngjitëse ka dal me rekomandim që të rikthehet masa për mbajtje të detyrueshme të maskave nëpër institucione shëndetësore.

Ky rekomandim, siç njoftoi zëdhënësi i Komisionit, Dr. Zlate Mehmedoviq, synon të minimizojë mundësinë e transmetimit të infeksionit, veçanërisht aty ku ka grupe të rrezikuara që mund të jenë të ndjeshme ndaj komplikimeve të rënda, si pasojë e infektimit me Covid-19.