Së bashku me pandeminë nga koronavirusi i ri midis qytetarëve nga Shqipëria është kthyer edhe frika nga tërmeti. Pas atyre gjatë këtij muaji, mbrëmë është regjistruar një tërmet me intensitet prej 3.4 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri kumtoi se epiqendra e tërmetit ka qenë në Derven në Fushë Krujë, në thellësi prej 34 kilometra dhe është ndjerë edhe në Tiranë, Durrës dhe qytete tjera. Përveç shqetësimeve nuk janë regjistruar persona të lënduar ose dëme materiale.

Tërmeti me intensitet të vogël është ndjerë edhe në pjesët perëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Sipas sizmologëve, tërmetet e fundit janë rezultat të tërmetit katastrofal që e tronditi Shqipërinë më 26 nëntor të vitit të kaluar, me një intensitet prej 6.4 gradë dhe i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale, më shumë se një mijë të lënduar dhe 51 të vdekur.