Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 2.643 teste, ndërsa janë regjistruar 308 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup – 155, Ohër – 26, Manastir – 21, Strumicë – 19, Kumanovë – 15, Shtip – 10, Kavadar – 8, Prilepi dhe Veles nga 7, Tetovë – 6, Kërçova dhe Bogdanci nga 5, Koçani, Gjevgjelia dhe Sveti Nikolla nga 4, Negotin dhe Resnjë nga 3, Vinicë – 2, Strugë, Dellçevë, Probishtip dhe Demir Hisar nga 1.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 246 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 persona të vdekur: 3 të vdekur nga Shkupi (64, 67 dhe 86) dhe nga një i vdekur nga Kavadari (80), Velesi (92), Shtipi (68), Ohri (84) dhe Strumica (66).
Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, është raportuar edhe një person i vdekur me datë vdekje 10.12.2021. I ndjeri i regjistruar është nga Kavadari (86).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 219.408, numri i të shëruarve është 205.946, numri i të vdekurve është 7.732, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.730.
Comments are closed for this post.