Enti Shtetëror për Statistika informon se mërgata e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar me procesin e regjistrimit.
Siç thonë nga ESSH, brenda një dite janë regjistruar 7.102 shtetas të Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 137.111.
“I ftojmë të gjithë mërgimtarët tanë të shfrytëzojnë rastin dhe t’u përgjigjen pyetjeve në aplikacion. Për çdo paqartësi në lidhje me metodologjinë e regjistrimit ose ndonjë problem teknik, Enti Shtetëror i Statistikave është në dispozicion të tyre me linjat e hapura të komunikimit në dispozicion në faqen e internetit Popis2021.stat.gov.mk”, thonë nga ESHS.
Ndryshe, regjistrimi i popullsisë ka nisur më 1 mars, ndërsa do të përfundojë më 21 prill.
Comments are closed for this post.