Një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme është shfrytëzuar për herë të parë për qëllime mjekësore. Mëngjesin e sotëm një pacient është transportuar nga Shkupi në Vjenë të Austrisë, për mjekim të mëtejshëm. Pacienti në Shkup po qëndronte në spitalin e qytetit “8 Shtatori”.
“Ky mision ynë humanitar jo vetëm që dëshmon bashkëpunimin e dy ministrive të Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, por gjithashtu thekson rëndësinë e integrimit të teknologjive dhe burimeve moderne në operacionet e shpëtimit dhe mjekësore, theksoi zv.ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.
Ai sqaroi se përdorimi i helikopterit përfaqëson një përparim të rëndësishëm në aftësinë kombëtare për të ofruar ndihmë mjekësore urgjente në vende të vështira për t’u arritur, por edhe për pacientët që kanë nevojë për transport të menjëhershëm drejt objekteve të tjera shëndetësore.
Comments are closed for this post.