Real Madrid ka ndryshuar strategjinë e tyre të transferimit me një rimodelim të Santiago Bernabeus ndërsa Barcelona dhe Atletico Madridi kanë rritur shpenzimet e tyre.

Nëse Real Madrid historikisht ka bërë blerje të bujshme, ata kanë ndryshuar stilin e tyre në vitet e fundit.

Në koston prej 101 milionë eurosh në fund të vitit 2013, Gareth Bale ishte nënshkrimi më i shtrenjtë në gjashtë vjetët e fundit.

 

 

Ata nënshkruan me Jamesin për 80 milionë euro pas Botërorit në Brazil dhe Vinicius për 45 milionë euro nga Flamengo, por këto nënshkrime janë bërë shumë të rralla. Një pjesë e arsyes është sespe Florentino Perez është i prirur për të rimodeluar Bernabeun dhe i ka bindur anëtarët që të investojnë në infrastrukturën e klubit plot 575 milionë euro.

Barcelona, megjithatë, vazhdon të shpenzojë shuma të mëdha për lojtarët me tarifat e tyre të transferimit që rriten çdo vit. Që nga viti 2014, ata kanë shpenzuar 384 milionë euro më shumë se Los Blancos për nënshkrimet. Ata shiten Neymarin për 222 milionë euro, por nënshkruan me Ousmane Dembelen për 160 milionë euro dhe Philippe Coutinhon për 145 milionë euro. Gjithashtu nënshkruan me Malcolmim për 41 milionë euro, Lenglet gati 36 milionë euro dhe Arthur për 31 milionë euro.

 

 

 

Atletico Madrid gjithashtu po i rrit shpenzimet e tyre kur është fjala për nënshkrimin e lojtarëve. Atletët kanë shpenzuar në vitet e fundit 577 milionë euro për transferimin e lojtarëve krahasuar me 493 milionë euro të Madridit.

Bilanci i Real Madridit është – 64.7 milionë euro në vitet e fundit, ndërsa Barcelona ka shpenzuar 405.3 milionë euro dhe Atletico kapin shifrat e 131.4 milionë eurove.