“Galaktikët” po e monitorojnë yllin e Tottenham.

Real Madrid ka identifikuar sulmuesin e Tottenham Harry Kane, si prioritet për transferim, raporton “Cadena Ser”.

Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain dhe sulmuesi i Borussia Dortmund Erling Haaland, janë në krye të listës së dëshiruarve te “Galaktikët” për momentin, por ata janë duke e konsideruar si alternativë tjetër edhe sulmuesin Kane.

Klubi madrilen beson që është më e lehtë të negociojnë një marrëveshje për Kane, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2024.

27-vjeçari ka 27 paraqitje këtë sezon në Premier Ligë, ku ka regjistruar 17 gola dhe 13 asistime për Tottenham. Skuadra londineze e vlerëson kartonin e Kane rreth 120 milionë euro, dhe skuadrat e interesuara për shërbimet e tij duhet të paguajnë dëmshpërblim për marrëveshjen e arritur eventuale.