Gjykimi për rastin “Monstra” vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcës më 12 prill të vitit 2012 është shtyrë për 5 shtator për shkak të mungesës së kryetarit të këshillit të gjyqtarëve Ognen Stavrev, i cili është në pushim mjekësor.

Gjyqtari Osman Shabani, informon se për shkaqe ekonomike të procedurës së sotme nuk është sjellë nga burgu i Shtipit i dyshuari Fejzi Aziri, si dhe nuk janë ftuar të dëmtuarit në procedurë.

Në procedurën e më hershme për rastin me burg të përjetshëm u gjykuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Azir dhe Sami Luta.

Gjykata Lartë shfuqizoi vendimet në dhjetor 2017, liroi të arrestuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe atyre u caktoi masa të kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimeve, rastin “Monstra” e mori përsipër Prokuroria Speciale Publike dhe rasti u dërgua në rigjykim.