Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një bilanc nga situata aktuale e zjarreve në Shqipëri duke theksuar se në të gjithë vendin janë 13 vatra zjarri aktive.

Përkatësisht zjarret paraqiten me rrezik për zonën e banuar në Fushë-Arrëz, ku kreu i qeverisë thekson se është dërguar një helikopter për mbështetje nga ajri.

Aktualisht vatra zjarri vijon të ketë edhe në Gadishullin e Karaburunit, Shkodër, Lunxhëri, Tepelenë, Durrës, Mallakastër dhe Elbasan ku nuk paraqiten rrezik për banesat.

Përveç Fushë-Arrëzit, ndërhyrja për shuarjen e flakëve nga ajri po vijon edhe në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”.