Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se në periudhën prej më 17 Maj deri më 20 Maj 2022 në zonën e qytetit të Shkupit do të bëhet dezinsektim tokësor kundër mushkonjave.

Kjo është faza e dytë e spërkatjes, pas spërkatjes së parë që u krye më 29 prill 2022, e cila filloi në kohë këtë proces.

Nëse kushtet atmosferike janë të pafavorshme, dezinsektimi tokësor do të kryhet ditën e parë pasardhëse, atëherë kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme.

Njëkohësisht, apelohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen në kohë të bletëve.