Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi gjatë mbrëmjes së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 213 gjoba në trafik. 13 shoferë janë dënuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 32 për vozitje pa patentë shoferi, 22 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta si dhe tre për vozitje nën ndikim të alkoolit, ku sipas fotografive të publikuara nga MBP një vozitës ka drejtuar makinën me 2.65 promila alkooli në gjak.

Katër persona janë gjobitur për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, dhe katër të tjerë për kalim në semafor të mbyllur, transmeton Alsat. MPB apelon tek qytetarët të respektojnë rregullat në trafik me qëllim rritjen e sigurisë.