Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të saj të parë të rregullt në përbërjen e re, me propozim të kryeministrit Oliver Spasovski, i cili ka kryesuar me seancën, mori vendim për përcaktimin e zëvendësve të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska është e përcaktuar për zëvendëse të kryetarit të Qeverisë, kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, ndërsa si zëvendëse e kryetarit, e obliguar për çështje evropiane është emëruar, Milla Carovska. Për zëvendës të kryetarit, i obliguar për çështje evropiane u përcaktua Bujar Osmani, ndërsa Sadulla Duraki, ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive u emërua për zëvendës të kryetarit.

Në seancën e sotme janë përcaktuar edhe dikasteret e ministrave pa resor në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ministri Robert Popovski është i obliguar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Edmond Ademi është ministër i obliguar për diasporë, Muzafer Bajram është ministër i obliguar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve, Zorica Apostollska është ministre pa resor e obliguar për investime të huaja, Bardhyl Dauti është ministër pa resor i obliguar për investime të huaja, Elvin Hasan është ministër pa resor i obliguar për investim e të huaja dhe Hysen Xhemaili është ministër pa resor për rregullativë për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet e vendit.

Për sekretar të përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është emëruar Dragi Rashkovski, ndërsa për zëvendës të tij Taki Hani.

Me propozim të kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në seancën e sotme janë emëruar kryetarët dhe anëtarët e komisioneve themelore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Për kryetare të Komisionit për sistem ekonomik dhe politikë vijuese ekonomike u emërua Milla Carovska, për kryetare të Komisionit për sistem politik – Radmilla Shekerinska, ndërsa për kryetar të Komisionit për resurse njerëzore dhe zhvillim të qëndrueshëm, Bujar Osmani. .