Liga Premier ka publikuar tashmë orarin zyrtar të ndeshjeve për sezonin e ri 2019/20.

Sezoni i ri në Ligën Premier do të fillojë me 9 gusht pikërisht në ndeshjen që do të zhvillohet në Anfield në mes të Liverpoolit dhe Norwichit.

Derbi i vetëm në javën e parë të sezonit 2019/20 do të jetë ai në mes të Manchester Unitedit dhe Chelseat.

Në javën e parë kampioni aktual, Manchester City do të udhëtoj te West Hami, ndërsa do të luaj në udhëtim te Newcastle.

 

Derbit në mes të Cityt dhe Liverpoolit do të zhvillohen më 9 nëntor në Anfield dhe 4 prill 2020 në Etihad, ndërsa Man City dhe Unitedi do të luajnë me 7 dhjetor.