Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Shërbime të Ujit ka miratuar vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 1.09 për qind krahasuar me vendimin e datës 6.06.2022.

Çmimet e derivateve të naftës në tregun botëror krahasuar me llogaritjen e mëparshme janë rritur mesatarisht: për benzinën me 0.800%, për naftën me 3.797%, për vajin ekstra të lehtë me 3.933% dhe për mazutin me 0.340%

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 110.00 denarër për litër

EUROSUPER BS – 98 për 112.00 (dena/litër)

EURODIESEL BS (DE V) për 104.50 (denarë / litër)

Vaj për djegie Extra light 1 (EL-1) 102.50 (den/litër)

Mazuti M-1 NS për 55,508 (denarë /kg)