Paris Saint-Germian duket se është i gatshëm që ta heq dorë nga shërbimet e Neymarit qysh në këtë afat kalimtar.

Skuadra franceze e transferoi brazilianin në vitin 2017 nga Barcelona për shifrën rekorde 222 milionë euro, por në këtë verë janë të gatshëm të heqin dorë nga ai.

Sipas L’Equipes, kampioni i Ligue 1 është i gatshëm që ta largojë 27-vjeçarin, pas rebelimit të tij që bëri qysh nga starti i Kupës së Amerikës.

Neymar (Foto: Getty Images/Guliver)

Mediumi francez më tej bën të ditur se PSG-ja i ka ofruar brazilianin, Manchester Unitedit, Juventusit dhe Real Madridit.

Parisienët nuk e duan më Neymarin në Parkun e Princave, derisa në garë për të është edhe Barcelona.

Skuadra franceze thuhet se tre gjigantëve evropiane u ka ofruar shërbimet e brazilianit në formë huazimit, por në fund të sezonit 2019/20 do të jenë të detyruar që ta blejnë kartonin e tij.