Presidenti i kampionit francez të Paris SG, Nasser Al-Khelaifi, ka njoftuar se klubi do të largohet nga “Parc des Princes”, ku ka luajtur ndeshjet e tij në shtëpi që nga viti 1974.

Kjo pasi qyteti i Parisit që e zotëron stadiumin refuzoi të shesë pronën e tyre.

“Ne kemi vite që përpiqemi të blejmë stadiumin, por nga qyteti na thonë se nuk është në shitje. Ne humbëm shumë kohë në këtë histori dhe tani ka mbaruar për ne, duam të largohemi nga Parku i Princave”, ka thënë Al-Khelaifi.

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, tha vitin e kaluar se ajo nuk donte të shiste stadiumin dhe në fillim të kësaj jave, asambleja e qytetit konfirmoi këtë pozicion.

“Shitja e stadiumit nuk është e pranueshme sepse është një vendim pas të cilit nuk ka kthim prapa. Ne nuk duam të shesim trashëgiminë parisiene,” shpjegoi nënkryetari i bashkisë së Parisit, përgjegjës për sportin, Pierre Rabadan.

Pra vendimin për të mos shitur stadiumi është marr dhe tani PSG duket se do të ndërtojë një të ri në pronësi të tyre.