Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, në kuadër të projektit “BE – Mbështetje për sundimin e ligjit” do të merr sistem të ri elektronik për menaxhimin me lëndët. Përfaqësuesit e projektit, sot, në takim me prokurorin publik Lupço Kocevski, ka informuar për aktivitetet e planifikuara të cilat duhen të realizohen në kuadër të projektit për periudhën e ardhshme.

Nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë kumtojnë se në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti, lidhur me teknologjinë informative, fokusi i mbështetjes do të jetë në përgatitjen e specifikacionit teknik për vendosjen e sistemit të ri elektronik për menaxhimin e lëndëve në Prokurorinë Publike.

“Mjetet për këtë projekt të madh dhe kompleks, në të cilin përveç Prokurorisë publike janë përfshirë edhe disa institucione të tjera, janë siguruar përmes programit IPA-3 të Bashkimit Evropian. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë do të formojë grup të posaçëm pune për digjitalizim i cili do të punojë në përcaktimin e karakteristikave funksionale të sistemit të ri, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e Prokurorisë publike. Shoqata e Prokurorëve publik në mbledhjen e sotme ishte edhe kryetari i së cilës Elvin Veli do të angazhohet në mbështetjen e procesit të ndërtimit të sistemit të ri elektronik”, kumtoi nga Prokuroria publike.

Ata theksojnë se ekspertë vendas dhe ndërkombëtar të TI-së janë duke punuar në përmirësimin e sistemit ekzistues Luris për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Pas përfundimit të kësaj, nga Prokuroria Publike thotë se vendi do të jetë i pari në rajon që do të mundësojë lidhjen e drejtpërdrejtë elektronike të sistemeve Luris në Prokurorinë publike dhe Ministrinë e Drejtësisë.

“Nga aktivitetet e tjera, projekti ‘BE – Mbështetje për sundimin e ligjit’ punon në përmirësimin e akteve ligjore dhe nënligjore për vlerësimin, kontrollin dhe përgjegjësinë disiplinore të prokurorëve publikë, ndihmon në trajnimin e hetuesve në qendrat e hetimit, kontribuon në përgatitjen e Strategjisë së re të për komunikim dhe transparencë së Prokurorisë publike, si dhe analizon resurset njerëzore në dispozicion të Prokurorisë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë publike.