Në kuartalin e dytë të këtij viti, janë evidentuar 4693 fëmijë të lindur, apo për 10,6 përqind më pak krahasuar me periudhën e njejtë vitin e kaluar. Tek numri i personave të vdekurve në tre mujorin e dytë të këtij viti, ka rritje prej 7,3 përqind në krahasim me tre mujorin e njejtë nga viti i kaluar, dhe ai është 4928 persona. Nga to, 21 janë foshnje të porsalindura, transmeton Zhurnal.

Siç njoftoi sot Enti Shtetëror për Statisitka, numri i lindjeve është minus 235.

Numri i lidhjeve të reja martesore në tre mujorin e dytë është ulur për 4,8 përqind në krahasim me periudhën e njejtë nga viti i kaluar dhe këtë herë është 3247 lidhje martesore.

Në këtë tre mujor janë dorëzuar 439 raporte për shkurorëzime.