Kujtimet e shumëpritura të Princit Harry nuk do të publikohen deri në vitin e ardhshëm për shkak të periudhës së zisë mbretërore pas vdekjes së Mbretëreshës.
Libri mbi Familjen Mbretërore ishte planifikuar të dilte në ‘fundin e vitit 2022’, por vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II javën e kaluar thuhet se ka ndryshuar planet.
Një burim i afërt me Dukën dhe Dukeshën e Sussex tha për “The Telegraph” se libri nuk do të dalë më siç ishte planifikuar pasi çifti respekton periudhën e zisë.
“Libri do të shtyhet pasi Princ Harry dëshiron të flasë për ndarjen e saj nga jeta”, tha një botues.
Kujtojmë që Harry iu bashkua mbretit Charles, Princit William dhe anëtarëve të tjerë të familjes për shëtitjen prapa arkivolit të Mbretëreshës nga Buckingham Palace në Ëestminster Hall të mërkurën.
Comments are closed for this post.