Prezencë e madhe policore mëngjesin e sotëm në Strumicë. Sipas informacioneve të Republika.mk, janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe një ish-kryetar i komunës, i cili në të kaluarën është akuzuar për disa vepra penale, ndër të cilat edhe kontrabandë me cigare përmes kufirit maqedonas-bullgar.