Presidentja Gordana Siljanovska Davkova i dha besimin shefit të ri të shtatmadhorisë gjeneral-majorit Sashko Lafçiski. Në Ditën e Armatës që u shënua në Ohër dhe ku prezent ishin krerët më të lartë të shtetit, Lafçiski mori detyrën nga shefi i deritanishëm Vasko Gjurçinovski.

“Para tij dhe para jush janë detyra dhe sfida të mëdha, duhet të marrë pjesë në mbajtjen dhe avancimin e aftësisë luftarake, të vazhdojë me reformat, ta përforcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të investojë në pjesëtarët luftarak dhe civil të ushtrisë”, tha Gordana Siljanovska Davkova.