Presidenti Stevo Pendarovski sot në Bruksel në suazat e vizitës së punës në Belgjikë, u takua me Kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Aleksandër de Kro.

Në këtë takim u konstatua miqësia dhe partneriteti midis dy shteteve, kurse në fokusin e bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale, eurointegrimi maqedonas, bashkëpunimi ekonomik, si dhe rrjedhat politike dhe ekonomike në Evropë.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti trendin pozitiv të përforcimit të dialogut politik midis dy vendeve dhe vlerësoi se shkëmbimet e shpeshta të vizitave në nivel të lartë do ta thellojnë mandej besimin politik, kurse do ta nxitin edhe zhvillimin ekonomik. Bashkëfolësit shprehën kënaqësinë për përparimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe zmadhimin e investimeve belge në Maqedoninë.

Presidenti e falënderoi Kryeministrin bel për mbështetjen e përhershme dhe të vazhdueshme të integrimeve evropiane maqedonase dhe të politikës së zgjerimit të BE-së, si proces me rëndësi strategjike për rajonin. Në atë kontekst, u shkëmbyen mendime dhe qëndrime mbi kryesimin e ardhshëm belg me Bashkimin Evropian në gjysmën e parë të vitit 2024.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian, ku u theksua rëndësia e partneritetit në NATO në zbatimin e sfidave gjeopolitike të imponuara nga lufta në Ukrainë.