Prej të hënën (28 shtator) fillon pagesa etapore e pensioneve të shtatorit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet do të paguhen para kohe dhe në mënyrë etapore, me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga pandemia COVID-19.

“Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit dhe atë të hënën do të jepen pensionet me vlerë deri 11.000 denarë, të martën pagesa e pensioneve në vlerë prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë, të mërkurën pensionet në vlerë prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë, dhe të enjten pensionet në vlerë prej mbi 18.000 denarë”, kumtoi MPPS.

Pensionistët të cilët përdorin kartela pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë prej të hënën 28 shtator. Ata mund ta marrin pensionin në bankomat, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetet tregtare ose për pagesa elektronike.

“Procesimi etapor i pensioneve do të mundësojë zbatim të rekomandimeve dhe masave për parandalim dhe përhapje të virusit, duke e marrë parasysh atë që pensionistët si grup më i moshuar janë më të rrezikuar. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa probleme. Apelojmë deri te pensionistët ta respektojnë orarin e pagesave, sepse pagesa etapore është bërë me qëllim që të zvogëlohet rrëmuja para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetit personal dhe publik”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga MPPS përkujtojnë edhe në obligimin për mbajtje të maskës mbrojtëse e cila e mbulon pjesën e hundës dhe gojës si dhe mbajtja e distancës gjatë pritjes rend para dhe brenda në banka.