Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka caktuar çmimet e reja të derivateve të naftës. Në përputhje me metodologjinë e re, çmimet e dizellit dhe benzinës janë ulur.
Kjo do të thotë se benzina “SUPER 95” dhe “SUPER 98” do të ulen për një denarë dhe do të shiten për 71.00 denarë, gjegjësisht 73.00 denarë.
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka ulur për dy denarë edhe çmimin e dizellit i cili tani shitet për 64,00 denarë për litër.
Komisioni Rregullator për Energjetikë do të ketë fjalën e fundit për caktimin e çmimeve të derivateve të naftës, e cila do të varet nga lëvizja e çmimeve të naftës në tregun botëror.
Comments are closed for this post.