Sektori për parandalim në kuadër të SPB Shkup në bashkëpunim me NQP Shkup sot në lagjen Vllae të Shkupit gjegjësisht në stacionin e autobusit tek ura “Vllajko”, realizoi aktivitete parandaluese në drejtim të parandalimit më të suksesshëm në ballafaqimin me pandeminë aktuale nga Kovid – 19, publikoi në profilin e tij ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

“Së bashku me nëpunësit policorë të SP Karposh janë ndarë maska mbrojtëse personave të cilët janë hasur pa to, me informim të shkurtër për qytetarët për këtë masë mbrojtëse të sjellë në kuadër të dekreteve qeveritare dhe vendimeve për ballafaqim me koronavirusin”, shkroi ministri Çulev.

Aktivitetet parandaluese, nënvizoi ai, ka për qëllim ngritjeb e vetëdijes publike, ndërsa fushata ka karakter edukative dhe ato do të zgjasin derisa janë në fuqi masat dhe vendimet e Qeverisë lidhur me ballafaqimin me epideminë e Kovid-19.